UBT News

Putin pranon se ka mungesë dhe rritje të çmimeve të disa barnave në barnatore

Presidenti rus, Vladmir Putin njoftoi të martën se pas inspektimeve në disa barnatore ruse u vërtetua se ka mungesë të disa ilaçeve si dhe rritje të çmimeve, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

“Fakti është se, së pari, çmimet tona janë rritur kohët e fundit dhe ka pasur një mungesë të caktuar të disa ilaçeve, përkundër faktit se ne kemi parë një rritje të prodhimit të produkteve farmaceutike”, tha Putin gjatë një takimi virtual me anëtarët e Qeverisë.

“Sidoqoftë, ka një mungesë të ilaçeve të caktuara, dhe çmimet e tyre janë rritur”, shtoi ai.

Dyqanet në Moskë janë mbyllur ndërsa bizneset po përballen me rënie ekonomike nga sanksionet perëndimore./UBTNews/

Exit mobile version