Sipas një njësie hetimore, Vladimir Putin thuhet se ka shmangur përdorimin e avionit presidencial rus dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të udhëtojë me tren të blinduar në mënyrë që lokacioni i tij të mbetet sekret.
Një i njohur i Putinit i tha gazetarit rus Ilya Rozhdestvensky, i faqes hetimore Dossier Center, se presidenti e ka përdorur automjetin që nga fundi i vitit 2021, pak para luftës me Ukrainën.
Putin thuhet se ka zgjedhur udhëtimin hekurudhor mbi atë ajror për disa arsye – përfshirë pamundësinë që lëvizjet e tij të gjurmohen.
Treni, i cili kurrë nuk është fotografuar nga jashtë, gjithashtu nuk dallohet nga të tjerët në sistemin hekurudhor rus, shkroi Rozhdestvensky.
Putin nuk e përdor shpesh trenin e blinduar në publik dhe është fotografuar për herë të fundit brenda tij më shumë se një dekadë më parë./UBTNews/