Presidenti rus, Vladimir Putin e filloi fjalimin e tij në Asamblenë Federale me një deklaratë tashmë të njohur: Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të sulmonte Ukrainën.
Putin pohoi se Perëndimi po përgatitej ta kthente Ukrainën në një platformë lëshimi me armë për të sulmuar Rusinë, që do të thotë se Moska duhej të vepronte para se ta bënte këtë.
Kjo i bën jehonë fjalimit të tij të 24 shkurtit të vitit të kaluar, kur ai deklaroi se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përdorte forcën kundër Ukrainës.
“Ata nuk na lanë asnjë mundësi tjetër për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, përveç atij që ne jemi të detyruar të përdorim sot”, tha ai.
“Në këto rrethana, ne duhet të ndërmarrim veprime të guximshme dhe të menjëhershme. Republikat popullore të Donbasit i kanë kërkuar Rusisë ndihmë”, deklaroi ai tutje./UBTNews/