UBT News

Putin paralajmëron Perëndimin, thotë se nuk ka filluar ende në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin kundër një konfrontimi ushtarak ndërsa pushtimi i tij i Ukrainës vazhdon.

Sot dëgjojmë se duan të na rrahin në fushën e betejës. Çfarë mund t’i themi ne për këtë? Le të provojnë“, tha ai. Ai shtoi se të gjithë duhet të dinë se Rusia nuk ka filluar ende në Ukrainë.

Moska nuk po i refuzon negociatat e paqes,por ata që refuzojnë duhet të dinë se sa më tej shkojnë, aq më e vështirë është për ta të arrijnë një marrëveshje me ne“, tha ai në një takim të krerëve të fraksioneve partiake të Dumës së Shtetit, dhomës së ulët legjislative ruse.

Putin vlerësoi politikanët si burrë shteti dhe patriotë të vërtetë të cilët kishin mbështetur “operacionin special ushtarak” në Ukrainë që në fillim.

Ka shumë parti, por vetëm një atdhe. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se fati i atdheut”.

Putin përsëriti akuzat e tij se Perëndimi dëshiron të luftojë deri në ukrainasin e fundit, një situatë që ai pretendoi se është një tragjedi për popullin ukrainas.

Ai gjithashtu tha se Perëndimi po zhvillonte një “Blitzkrieg ekonomik kundër Rusisë”. /UBTNews/

Exit mobile version