Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e klimës COP26, që do të mbahet në Glasgow, tha Kremlini.
Nuk u bënë të ditura arsyet, por një zëdhënës i Kremlinit tha se ndryshimi klimatik ishte një “prioritet” i rëndësishëm për Rusinë.
COP26 do të mbahet në qytetin më të madh të Skocisë nga 13 tetori deri më 12 nëntor.
Vendimi i Rusisë shihet si një goditje ndaj përpjekjeve për të detyruar udhëheqësit të negociojnë një marrëveshje të re për të ndaluar rritjen e temperaturave globale.
“Fatkeqësisht, Putin nuk do të udhëtojë në Glasgow”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se “ndryshimet klimatike ishin një nga prioritetet më të rëndësishme në politikën e jashtme”.
Kur u pyet në lidhje me vendimin e zotit Putin, një zëdhënës i Boris Johnson tha se kryeministri britanik më parë kishte inkurajuar fuqimisht udhëheqësit të merrnin pjesë “duke pasur parasysh se ky është një moment shumë kritik në drejtim të trajtimit të ndryshimeve klimatike”.
Më shumë se 120 liderë konfirmuan pjesëmarrjen./UBTNews