UBT News

Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Indi

Presidenti rus, Vladimir Putin i tha përmes një telefonate kryeministrit indian, Narendra Modi se nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës.

India do të jetë nikoqire e samitit të sivjetmë, i cili do të mbahet në Delhi më 9-10 shtator.

Të dy udhëheqësit diskutuan edhe disa “çështje rajonale dhe globale me interes të ndërsjellë”, njoftoi India përmes një deklarate.

Një zëdhënës i qeverisë ruse ka thënë javën e kaluar se Putin nuk do të marrë pjesë në samit pasi kishte një “orar të ngjeshur”./UBTNews/

Exit mobile version