Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, tha Kremlini të hënën.
“Jo, Putin nuk ka plane të vizitojë Japoninë dhe të marrë pjesë në funeralin”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se Rusia ende nuk ka vendosur për praninë e vendit në funeral.
Qeveria japoneze ka njoftuar të gjitha vendet me të cilat ka lidhje diplomatike, përfshirë Rusinë, për funeralin shtetëror të ish-kryeministrit Shinzo Abe, tha të hënën Zëvendës Shefi i Sekretarit të Kabinetit, Yoshihiko Isozaki.
E përditshmja japoneze Sankei raportoi të shtunën se Tokio priret të mos lejonte Putinin të merrte pjesë në funeralin e caktuar për në 27 shtator.
Abe u qëllua për vdekje në një tubim të fushatës këtë muaj. /UBTNews/