Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi strategjinë për zhvillimin e Marinës Ruse për periudhën deri në vitin 2050 në fund të muajit të kaluar, bëri të ditur ndihmësi presidencial Nikolai Patrushev.
“Drafti përfundimtar i strategjisë iu paraqit për shqyrtim kreut të shtetit dhe ai e nënshkroi më 30 maj,” tha Patrushev, i cili është edhe kryetar i Bordit Detar. Ai kujtoi se vendimi për përgatitjen e kësaj strategjie ishte marrë në një takim në Kremlin në korrik 2024.
“Me udhëzimet e presidentit, Ministria e Mbrojtjes përgatiti draftin e strategjisë, i cili më pas u finalizua nga Bordi Detar, duke marrë parasysh propozimet e agjencive dhe organizatave federale,” shtoi ai.