Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi dekretin përmes së cilit merr kontrollin e përkohshëm të filialeve ruse të dy firmave të huaja energjetike, duke sinjalizuar se Moska mund të ndërmarrë veprime të ngjashme kundër kompanive të tjera ndërkombëtare nëse konfiskohen asetet ruse jashtë vendit.
Në dekret thuhet se Rusia duhej të ndërmerrte masa urgjente për t’iu përgjigjur veprimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe shteteve të tjera, për të cilat tha se janë “jomiqësore dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
Gjatë muajit tetor, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë që asetet ruse që u sekuestruan si pasojë e pushtimit të Ukrainës, për të rindërtuar atë./UBTNews/