UBT News

“Putin mund të sfidohet për pushtet nga themeluesi i grupit Wagner”

Sipas Mikhail Zyga, një gazetar rus dhe autor i “All the Kremlin’s Men: Inside the Court of Vladimir Putin”, presidenti rus ishte “i sigurt se mund të dobësonte oligarkun”, i cili ka kritikuar një numër të stafit të lartë.

“Megjithatë, efekti mund të jetë i kundërt, me më shumë njerëz që e shohin Prigozhin si favoritin më të mundshëm për të pasuar zotin Putin” shkruan ai, në një artikull për New York Times.

“Deri në fund të vitit 2022, shumë biznesmenë dhe zyrtarë të Moskës besonin fuqimisht se zoti Prigozhin ishte një kërcënim i vërtetë… Për disa muaj të vitit të kaluar u turbulluan pyetjet se pse Putin nuk do ta vendoste Prigozhinin në vendin e tij, siç bëri me kaq shumë njerëz të tjerë”.

Ai vazhdon duke iu referuar vendimit të Putinit për të promovuar disa nga armiqtë kryesorë të Prigozhin.

“Kjo është loja tradicionale burokratike e zotit Putin, e cila ka qenë efektive, por mund të mos funksionojë këtë herë” tha ai.

“Shumë rusë, të zombifikuar nga propaganda, janë të frustruar që ushtria nuk po fiton. Kievi nuk u mor për pak ditë siç ishte premtuar. Duke emëruar gjeneralin Gerasimov komandant suprem, zoti Putin merr përgjegjësinë për të gjitha disfatat e mëvonshme. Dhe nuk dobësohet z. Prigozhin, i cili nuk e kritikoi këtë emërim”.

“Kjo do të thotë se në të ardhmen e afërt, Prigozhin mund të sfidojë presidentin dhe z. Putin mund të mos jetë më në gjendje të kundërshtojë ish-shefin e tij”./UBTNews/

Exit mobile version