UBT News

Putin: Mobilizimi ushtarak në Rusi do të përfundojë brenda dy javësh

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se mobilizimi i pjesshëm në Rusi do të përfundojë brenda dy javësh.

Në një konferencë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ai deklaroi se nuk ka plane për mobilizim ushtarak shtesë në Rusi.

Në shtator, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se Rusia do të ftojë 300 mijë rezervistë për të mbështetur fushatën e saj ushtarake pasi Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm.

Në konferencën e sotme, presidenti rus tha se ai urdhëroi mobilizimin e pjesshëm sepse është “e pamundur që fronti të mbahet vetëm me ushtarë të kontraktuar”./UBTNews/

Exit mobile version