Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi të hënën ushtrinë ruse të rrisë numrin e trupave për 180 mijë sosh, për të çuar numrin total të tyre në 1.5 milion. Dekreti presidencial i cili u publikua në faqen zyrtare të qeverisë, do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.
Dekreti përcakton numrin e përgjithshëm të personelit ushtarak rus në afro 2.4 milionë, përfshirë 1.5 milion trupa dhe urdhëron qeverinë të sigurojë fondet e nevojshme.
Në muajin qershor, presidenti rus Putin tha se numri i trupave të përfshirë në luftën e Rusisë në Ukrainë ishte 700 mijë ose më shumë se gjysma e të gjithë ushtarëve aktivë./UBTNews/