Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur në Teheran ku do të zhvillojë bisedime me presidentin iranian, Ebrahim Raisi dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, raporton televizioni rus.
Gjatë vizitës së tij, Putin do të diskutojë rreth eksporteve të grurit nga portet ukrainase dhe do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me Raisin dhe Erdoganin, sipas Kremlinit.
Pritet që Putini dhe homologët e tij të diskutojnë edhe rreth ndihmës humanitare për Sirinë./UBTNews/