UBT News

Putin lavdëron forcat ruse për fitoren në Luhansk

Presidenti rus, Vladimir Putin ka përgëzuar trupat ruse për “arritjen e fitores” në rajonin Luhansk të Ukrainës. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu i raportoi presidentit Vladimir Putin për avancimet ruse në këtë zonë.

“Duke filluar nga 19 qershori, formacionet [ruse] dhe njësitë ushtarake … në bashkëpunim me njësitë e korpusit të dytë të milicisë popullore të Republikës Popullore [të vetëshpallur] të Luhanskut (LPR) dhe me mbështetjen e grupit jugor të trupave … kreu me sukses një operacion sulmues për të çliruar territorin e Republikës Popullore të Luhanskut”, tha Shoigu.

Shoigu shtoi se zona “Gorsky Cauldron”, Lysychansk dhe Severodonetsk u rrethuan brenda dy javësh dhe ushtria ukrainase dyshohet se humbi 5 mijë e 469 ushtarë në beteja. Putin i tha Shoigut se personeli ushtarak që kontribuoi në luftimet në LPR, do të shpërblehet për “trimëri”./UBTNews/

Exit mobile version