Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret për krijimin e një fondi special për të mbështetur ushtarët që luftojnë në Ukrainë dhe familjet e tyre.
Në faqen zyrtare të qeverisë është publikuar dekreti në mbështetje të “Mbrojtësve të Atdheut”. Sipas dekretit, masat “synojnë të ofrojnë një jetë të denjë” për ushtarët e përfshirë në luftën në Ukrainë, si dhe për familjet e tyre.
Putin e ka shpallur këtë masë mbështetje në Asamblenë Federale më 21 shkurt, pothuajse një vit pasi dërgoi trupat në Ukrainë.
“Detyra jonë është të mbështesim familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe t’i ndihmojmë ata të rrisin fëmijët e tyre dhe t’u ofrojmë shkollim dhe punë”, deklaroi më tej Putin./UBTNews/