Presidenti rus, Vladimir Putin ka konfirmuar sulmet që goditën Ukrainën mëngjesin e sotëm. Në një video adresim, ai tha se raketat me rreze të gjatë goditën objektet energjetike, ushtarake dhe të komunikimit.
Putin tha se do të reagojnë “ashpër” ndaj çdo akti tjetër “terrorist” në territorin rus.
Udhëheqësi rus pritet sot të takohet me këshillin e tij të sigurisë dhe të diskutojë shpërthimin që ndodhi në fundjavë në një urë që lidh Rusinë me Krimenë, sulm për të cilin ai e fajëson Ukrainën./UBTNews/