UBT News

“Putin ka humbur një të tretën e ushtrisë”

Ofensiva e Rusisë në Donbas ka humbur vrullin dhe është zvarritur ndjeshëm. Kështu thekson Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se trupat e Vladimir Putin mund të kenë humbur një të tretën e forcës luftarake tokësore dhe pajisje të tjera ajrore, përfshirë dronët bonbardues.

“Në kushtet aktuale, Rusia nuk ka gjasa të përshpejtojë në mënyrë dramatike normën e saj të avancimit gjatë 30 ditëve të ardhshme”, paralajmëron qeveria e Londrës.

Nënsekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mikrea Xheoana, nga Berlini u shpreh optimist për rezistencën e Kievit dhe rezultatin e luftës. “Ukraina mund të fitojë”, u shpreh ai.

Rusët hodhën bomba zjarri ose fosfori në fabrikën e çelikut Azovstal, pretendojnë autoritetet e Kievit. Ndërsa raportohet se ushtria ukrainase ka shtyrë trupat ruse jashtë qytetit të dytë më të madh, Kharkiv.

Exit mobile version