Presidenti rus, Vladimir Putin tha se dita e tij e parë e bisedimeve me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un ishte “shumë produktive”.
Takimi u zhvillua për rreth 5 orë, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Putin njoftoi se Kim do të udhëtojë drejt Komsomolsk-on-Amur dhe më pas në Vladivostok. Ai do të vizitojë edhe fabrikat që merren me prodhimin e pajisjeve civile dhe ushtarake.
Pas kësaj, delegacioni i Koresë së Veriut do të demonostrojë aftësitë ushtarake të Flotës së Paqësorit të Rusisë, deklaroi ai për agjencinë shtetërore të lajmeve Rusia 1 pas përfundimit të samitit të mërkurën./UBTNews/