Vladimir Putin ka bërë thirrje që shërbimi rus i sigurisë të rrisë aktivitetin e tij të inteligjencës dhe të ndalojë hyrjen e “grupeve sabotuese” në vend.
Në një fjalim para zyrtarëve brenda Shërbimit Federal të Sigurisë të vendit (FSB), ai tha se agjencia duhet të përshpejtojë operacionet kundër Ukrainës dhe vendeve perëndimore.
Putin i tha FSB-së këtë pasdite të ndalonte çdo përpjekje të Perëndimit për të ringjallur ato që ai i quan “celula terroriste” në territorin rus.
Agjencia duhet të ndalojë “grupet sabotuese” të hyjnë në Rusi dhe të rrisë mbrojtjen e infrastrukturës kryesore, tha ai./UBTNews/