UBT News

Putin frikësohet se konflikti në Gaza mund të përhapet

Presidenti i Rusisë paralajmëroi se konflikti aktual mund të përhapet përtej Lindjes së Mesme – dhe se është gabim që gratë, fëmijët dhe të moshuarit në Gaza po ndëshkohen për krimet e njerëzve të tjerë.

“Detyra jonë sot, detyra jonë kryesore, është të ndalet gjakderdhja dhe dhuna”, deklaroi presidenti Vladimir Putin.

Ai paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm “është plot me pasoja të rënda dhe jashtëzakonisht të rrezikshme” që mund të shtrihen “shumë përtej kufijve” të Izraelit dhe Gazës./UBTNews/

Exit mobile version