Presidenti rus Vladimir Putin ka folur me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për situatën në Ukrainë, tha të premten zyra presidenciale në Ankara.
“Zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë u diskutuan”, gjatë një bisede telefonike midis të dy liderëve, sipas një lexim nga zyra e Erdoganit.
Presidenti i Turqisë “përsëriti gatishmërinë për të bërë pjesën e tij për një zgjidhje paqësore të çështjes së Ukrainës për të mirën e të gjithëve”, shtoi leximi.
Erdogan ka luajtur një akt delikat balancues që nga fillimi i pushtimit rus. Ai ka refuzuar të nënshkruajë sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe ka kërkuar të kontribuojë në procesin e arritjes së paqes midis Kievit dhe Moskës.
Udhëheqësi turk ndihmoi poashtu ndërmjetësimin e një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës për të lejuar rifillimin e dërgesave të grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës./UBTNews/