Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar trupat ruse për “çlirimin” e rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, në Donbas.
Në një takim televiziv me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, Putin tha se trupat e përfshira në operacion duhet të pushojnë, por njësitë e tjera ushtarake duhet të vazhdojnë luftimin.
Putin u ka dhënë gjithashtu titullin “Hero i Rusisë” dy gjeneralëve pas pushtimit të rajonit.
Rusia njoftoi të dielën se tani kontrollon të gjithë rajonin e Luhanskut pasi pushtoi qytetin me rëndësi strategjike të Lysychansk./UBTNews/