Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Evropa nuk ka alternativë tjetër veçse të vazhdojë të shfrytëzojë energjinë ruse, teksa paralajmëroi pasoja ekonomike nëse vendi provon të zëvendësojë furnizimin me gaz dhe naftë.
“Një zëvendësim i arsyeshëm për Evropën thjesht nuk ekziston”, tha Putin para mediave përmes një videolidhje nga rezidenca e tij afër Moskës të enjten.
“Thjesht nuk ka vëllime rezervë në tregun global dhe dërgesat nga vendet e tjera, kryesisht nga ShBA, të cilat mund të dërgohen në Evropë, do t’u kushtojnë konsumatorëve shumë më shumë”, deklaroi ai.
Liderët evropianë po përpiqen të reduktojnë varësinë nga energjia ruse. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kritikuar vendet sikurse Gjermania që po rezistojnë ndalesën totale në gazin dhe naftën ruse mbi koston e tij të madhe ekonomike – duke thënë se kanë gjak në duart e tyre./UBTNews/