UBT News

Putin emëron Alexander Darchiev si ambasador në Shtetet e Bashkuara

Alexander Darchiev, drejtor i Departamentit të Atlantikut të Veriut të Ministrisë së Jashtme ruse, është emëruar si ambasador në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për këtë çështje.

Me këtë dekret emëroj Alexander Nikitich Darchiev si ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Federatës Ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vëzhgues të përhershëm të Federatës Ruse në Organizatën e Shteteve Amerikane në Uashington”, thuhet në dekretin e publikuar në portalin zyrtar të informacionit juridik.

Sipas ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, një marrëveshje për të siguruar emërimin sa më të shpejtë të ambasadorëve rusë dhe amerikanë u arrit në bisedimet Rusi-SHBA të 18 shkurtit në Arabinë Saudite. Anatoli Antonov, i dërguari i mëparshëm i Rusisë në SHBA, përfundoi misionin e tij në Uashington në tetor 2024.

Exit mobile version