UBT News

Putin e krahason veten me Pjetrin e Madh, sugjeron se Rusia është e justifikuar për pushtimin e Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin e krahasoi veten në mënyrë të favorshme me Pjetrin e Madh, një monark rus nga fundi i shekullit të 17-të, duke përdorur krahasimin për të justifikuar pushtimin rus të Ukrainës.

Gjatë një vizite të enjten në një ekspozitë kushtuar perandorit të parë rus, Putin u përpoq të krahasonte pushtimin e Suedisë nga Pjetri i Madh në shekullin e 18-të me pushtimin e tij modern ushtarak të Ukrainës.

Në komentet e tij, Putin argumentoi se Pjetri i Madh nuk po pushtonte, por po luftonte për territorin që me të drejtë i përkiste Rusisë.

Ai vazhdoi duke tërhequr një paralele me luftën e sotme në Ukrainë, duke sugjeruar se veprimet e fundit ushtarake të Rusisë janë të justifikuara, sepse Ukraina nuk është një komb sovran legjitim, por në fakt territor rus.

“Pse ai [Pjetri i Madh] shkoi atje?” Putin shtoi: “Ai i rifitoj [territoret] dhe u forcua. Dhe duket se fati ynë është të “rimarrim [territoret] dhe forcohemi” gjithashtu, nëse do të supozojmë se këto vlera themelore përbëjnë bazën e ekzistencës sonë, atëherë do të kemi sukses në zgjidhjen e detyrat që janë përpara”, tha Putin.

Putin vazhdoi, duke shtuar se vendet evropiane në fillim nuk e njohën Shën Petersburgun si territor rus, duke e barazuar atë me situatën aktuale në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë, që SHBA dhe aleatët evropianë nuk e pranojnë si territor rus./UBTNews/

Exit mobile version