Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka folur në Bruksel, ku po mbahet takimi i NATO-s. Ai deklaroi se Putini “duhet të mposhtet” dhe për të ndodhur kjo, “duhet që Ukraina të mbështetet sa më shumë që të jetë e mundur” – përfshirë edhe implementimin e sanksioneve.
“NATO, shtetet e G7-ës dhe vendet anëtare të BE-së po punojnë ngushtë dhe janë të bashkuara, sepse lufta duhet të ndalet, në mënyrë që e drejta ndërkombëtare dhe parimet diplomatike të mbrohen”, deklaroi ai./UBTNews/