Presidenti rus, Vladimir Putin diskutoi rreth idesë për krijimin e një qendre furnizimi me gaz në Turqi me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi Kremlini të premten.
“Vëmendje e veçantë i kushtohet perspektivës së zbatimit të iniciativës, të nisur nga presidenti rus në tetor dhe të mbështetur nga Recep Tayyip Erdoğan, për të krijuar një qendër të madhe gazi në Turqi”, tha Kremlini./UBTNews/