Disa vende evropiane nuk mund të heqin dorë nga nafta ruse, tha të martën presidenti Vladimir Putin.
“Vendet evropiane vazhdojnë të vendosin sanksione të reja në tregjet e naftës dhe gazit. E gjithë kjo çon në inflacion, por në vend që të pranojnë gabimet e tyre, ata po kërkojnë dikë për të fajësuar”, tha Putin gjatë një takimi për industrinë e naftës.
“Evropianët e pranojnë se nuk mund të heqin dorë plotësisht nga burimet energjetike ruse dhe është gjithashtu e qartë se disa vende të BE-së ku përqindja e hidrokarbureve ruse është veçanërisht e lartë, për një kohë të gjatë nuk do të mund të heqin dorë nga energjia jonë”, tha ai, duke shtuar se vendimet e miratuara nga Bashkimi Evropian “dhe deklaratat për një tërheqje të plotë nga burimet ruse të energjisë kanë shkaktuar tashmë një rritje të çmimeve të naftës”./UBTNews/