UBT News

Putin dhuron dhjetra kafshë për kopshtet e Koresë së Veriut, në këmbim të ushtarëve për luftë

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një dhurim të pazakontë për Korenë e Veriut, duke dërguar qindra kafshë për kopshtin zoologjik të Penianit, në një gjest falënderimi për ushtarët koreano-veriorë që janë dërguar për të luftuar në Ukrainë. Sipas raporteve, Putin i ka dhuruar më shumë se 100 kafshë, përfshirë një elefant afrikan dhe dy arinj të murrmë, si një “mirënjohje” për më shumë se 10,000 ushtarët që janë angazhuar në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Kafshët janë dërguar nga kopshti zoologjik i Moskës dhe janë transportuar me avion për t’u vendosur në kopshtin zoologjik të kryeqytetit koreano-verior.

Ky transferim i kafshëve është mbështetur nga Alexander Kozlov, kreu i burimeve natyrore ruse, dhe ka përfshirë gjithashtu transportin e zogjve ekzotikë në muajin prill të këtij viti, përpara nënshkrimit të një marrëveshjeje mbrojtjeje mes dy vendeve. Pamjet e publikuara nga qeveria ruse tregojnë transportimin e papagajve dhe kafshëve të tjera, ndërsa Kozlov shoqërohej nga zyrtarë të Koresë së Veriut gjatë procesit të dorëzimit. Sipas raporteve, kjo dhuratë është bërë si falënderim për mbështetjen që Kimi Jong-Un i ka ofruar Putinit në luftën e Ukrainës, duke dërguar ushtarë si pjesë e forcave ruse.

Ky akt i dhurimit të kafshëve vjen pas disa dërgesave të tjera të armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Rusia për Korenë e Veriut. Së fundmi, në muajin tetor, Kim Jong-Un ka dërguar një çift qenër gjuetie Pungsan si dhuratë për Putin, ndërsa presidenti rus i kishte dhuruar një limuzinë luksoze 350,000 dollarëshe. Mbështetja e Koresë së Veriut për Rusinë është përshkallëzuar muajt e fundit, me dërgimin e rreth 10,000 ushtarëve në frontin lindor të Ukrainës, një rajon ku Rusia ka pësuar humbje të konsiderueshme. Ndërkohë, burime nga Peniani sugjerojnë se Kim Jong-Un mund të dërgojë edhe më shumë trupa për të luftuar në Ukrainë, duke përdorur ushtarët si “mburojë njerëzore” për forcat ruse.

Exit mobile version