Presidenti rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping do të zhvillojnë bisedime për të diskutuar ngjarjet e vitit 2022 në fund të dhjetorit, raporton e përditshmja ruse e biznesit, Vedomosti.
Një burim i administratës presidenciale ruse i tha gazetës se nuk ka gjasa që takimi të mbahet ballë për ballë.
“Detajet janë duke u diskutuar”, tha burimi për Vedomosti.
Rusia është afruar më shumë me Kinën qëkur dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë gjatë muajit shkurt./UBTNews/