Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, do të zhvillojnë bisedime në Moskë të mërkurën, njoftoi Kremlini.
Lukashenko do të zhvillojë një vizitë pune në Rusi më 5-6 prill, ku do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Lartë Shtetëror të Rusisë dhe do të takohet me Putinin, raporton agjencia shtetërore e lajmeve BELTA.
Sipas Kremlinit, të mërkurën krerët e shteteve do të diskutojnë çështjet aktuale dypalëshe dhe ndërkombëtare./UBTNews/