Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet sot në Teheran me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin iranian, Ebrahim Raisi, mes shpresave për përparim në negociatat për të zhbllokuar kalimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.
Vizita e presidentit rus në Iran synon të thellojë lidhjet rajonale, si pjesë e sfidës së Moskës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në mes të fushatës së saj të ashpër në Ukrainë.
Bisedimet do të përqendrohen në sfidat me të cilat po përballet rajoni, përfshirë konfliktin në Rusi dhe propozimin e OKB-së për të rifilluar eksportet e grurit ukrainas për të lehtësuar krizën globale ushqimore./UBTNews/