UBT News

Putin citon JK Rowling teksa akuzon Perëndimin për ‘përpjekje për të anuluar’ Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin për “përpjekje për të anuluar” Rusinë, pasi ai përmendi reagimin kundër autores britanike JK Rowling.

“Sot ata po përpiqen të anulojnë një vend mijëra vjeçar. Unë po flas për diskriminimin progresiv ndaj gjithçkaje që lidhet me Rusinë”, tha Putin në një fjalim televiziv, duke përmendur muzikën dhe letërsinë ruse.

Putin e krahasoi “kulturën e anulimit” me nazistët që përpiqeshin të digjnin libra në vitet 1930.

Presidenti rus përmendi gjithashtu se si autorja britanike JK Rowling ishte “anuluar” sepse “ajo nuk i plotësoi kërkesat e të drejtave gjinore”. Shkrimtarja në fjalë është përballur me kritika për pikëpamjet e saj mbi çështjet transgjinore.

Autorja gjithashtu ka premtuar se do të dhurojë deri në 1 milion paund për një bamirësi që ajo bashkëthemeloi për të ndihmuar fëmijët në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version