UBT News

Putin anulon planin për të sulmuar fabrikën Azovstal në Mariupol

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij të anulojë planet për të sulmuar fabrikën Azovstal në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke thënë se ai dëshiron që vendi të vazhdojë të jetë i bllokuar.

Ukrainasit janë rrethuar në fabrikën e madhe të çelikut në Azovstal, ku raportohet se janë 1 mijë civilë. Putini i dha urdhrin për mbylljen e uzinës Sergei Shoigu, ministrit të tij të mbrojtjes. Ai e uroi atë për operacionin e suksesshëm në Mariupol pasi Shoigu deklaroi se forcat ruse kanë pushtuar qytetin.

Shoigu i ka thënë më parë Putinit se më shumë se 2 mijë luftëtarë ukrainas ishin ende në uzinë, e cila ka një bunker të gjerë nëntokësor./UBTNews/

Exit mobile version