Presidenti rus ka shprehur sërish zemërimin për zgjerimin e NATO-s dhe thotë se do të ishte i përgatitur të ndërhynte në Ukrainë!
Ai akuzoi Perëndimin se po “vjen me raketat e tij në pragun tonë” teksa përsëriti kërkesat për ndaljen e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s në Evropë.
“Ata vazhdojnë të na thonë: luftë, luftë, luftë”, tha Putin sot. “Ekziston përshtypja se, ndoshta, ata po përgatiten për operacionin e tretë ushtarak [në Ukrainë] dhe na japin një paralajmërim të drejtë: mos ndërhyni, mos i mbroni këta njerëz, por nëse ndërhyni dhe i mbroni ata, do të ketë sanksione të reja. Ndoshta, ne duhet të përgatitemi për këtë”.
Ai shprehu edhe një herë zemërimin për zgjerimin e NATO-s që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991, një çështje që është bërë qendrore në antagonizmin e tij në rritje me perëndimin.
“Ndonjëherë duket se po jetojmë në botë të ndryshme”, tha ai. “Ata thanë se nuk do të zgjerohen, por po zgjerohen”.
Putin tha se bisedimet me SHBA-në duhet të fillojnë vitin e ardhshëm në Gjenevë, duke shtuar se “topi është tani në fushën e tyre”./UBTNews/