UBT News

Putin: Afrika do të bëhet partneri kryesor në “botën e re multipolare”

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Afrika do të bëhet një nga partnerët kryesorë të Rusisë “në një botë të re multipolare”, gjatë hapjes së samitit Rusi-Afrikë në Shën Petersburg.

Putin priti 17 krerë të shteteve afrikane në këtë samit. Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e grurit mund të jetë pjesë e agjendës.

Takime të tilla të nivelit të lartë janë të rralla për Putinin, i cili u izolua diplomatikisht pas luftës në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version