Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Afrika do të bëhet një nga partnerët kryesorë të Rusisë “në një botë të re multipolare”, gjatë hapjes së samitit Rusi-Afrikë në Shën Petersburg.
Putin priti 17 krerë të shteteve afrikane në këtë samit. Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e grurit mund të jetë pjesë e agjendës.
Takime të tilla të nivelit të lartë janë të rralla për Putinin, i cili u izolua diplomatikisht pas luftës në Ukrainë./UBTNews/