Në një fjalim në 80-vjetorin e përfundimit të Betejës së Stalingradit, presidenti rus, Vladimir Putin e ka krahasuar pushtimin rus të Ukrainës me luftën kundër Gjermanisë naziste.
Duke përmendur vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë, presidenti rus tha se historia po përsëritet.
“Është e pabesueshme, por e vërtetë”, tha ai. “Ne sërish po kërcënohemi nga tanket gjermane Leopard”.
Gjermania është një nga vendet e shumta që po e ndihmon Ukrainën të mbrojë territorin e saj.
Një vit më parë, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë. Kjo nxiti vendet perëndimore të dërgojnë armë dhe ndihma për Qeverinë e Kievit.
“Ata që shpresojnë të mposhtin Rusinë në fushën e betejës nuk e kuptojnë, me sa duket, se një luftë moderne me Rusinë do të jetë shumë ndryshe për ta”, tha lideri 70-vjeçar. “Ne nuk po dërgojmë tanket tona në kufijtë e tyre, por kemi mjete për t’u përgjigjur. Nuk do të kufizohet vetëm në përdorimin e pajisjeve të blinduara. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë”./UBTNews/