Samah Jaber, krerja i njësisë së shëndetit mendor në Ministrinë e Shëndetësisë së Autoritetit Palestinez, ka folur për Al Jazeera për “ndikimin katastrofik” të pushtimit të Izraelit si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor.
“Ngjarjet traumatike të krijuara nga dhuna ushtarake po prekin çdo palestinez dhe gjeneratat e reja janë më të prirura për t’u prekur. Ne e shohim këtë mes fëmijëve dhe të rinjve”, tha ajo, duke folur nga Jerusalemi Lindor.
Jaber shtoi se fëmijëve në Gaza nuk po u lejohet të ndjekin mësimin. Ajo tha gjithashtu se sapo të vendoset një armëpushim në Gaza, sistemet shëndetësore dhe arsimore duhet të kenë përparësi sepse “ato do të krijojnë themelin për një rehabilitim për komunitetin palestinez të prekur nga lufta dhe dhuna”./UBTNews/