UBT News

“Pushteti i Covid 19”, veç sot 2.110 raste

Vazhdon përkeqësimi i gjendjes nga Covidt 19. Vetëm sot janë shënuar rekord rastesh pozitive me Covid 19;. Nga 10.258 testime 2.110  kanë rezultuar pozitive, duke e bërë alarmante gjendjen në Kosovë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë;

 “Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19”.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës”.

“Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”.

“Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes”.

“Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408”.

“Në total numri i rasteve aktive është 12.159”.

Shifrat e fundit tregonë se nuk ka pasur menaxhim të duhur me pandeminë Covid 19./UBTNEWS

Exit mobile version