Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se gjatë punës në terren kanë vërejtur se puseta e kanalizimit në rrugën “Shyqeri Koshtuvica” në kryeqytet, ishte mbuluar me kocka të betonit.
KRU “Prishtina” ka kritika për mënyrën se si është shtruar rruga në atë pjesë.
“Gjatë ditës së djeshme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit mezi e zbuluan pusetën e fshehur ndër kockat e betonit në rrugën ” Shyqeri Koshtuvica” në Prishtinë. Puseta e kanalizimit ishte e mbuluar me beton dhe kjo tregon më së miri se si është shtruar rruga në atë pjesë, pa e bërë “hesap” se aty mund të ndodhet një pusetë kanalizimi e cila mund të shkaktonte probleme të mëdha në funksionimin e rrjetit të kanalizimit”, thuhet në njoftim.
Ekipet e zbuluan pusetën, e pastruan, e zhbllokuan nga mjete të rënda brenda dhe rreth saj, derisa sot do e vendosin në një nivel më lart, që ajo të jetë funksionale për banorët e zonës./UBTNews