Një burrë në fshatin Zhur të Prizrenit ka qenë duke operuar ilegalisht me një ekskavator. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët përgjegjës të ministrive përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, është ndaluar puna dhe ekskavatori është rrethuar me shirit deri në një vendim tjetër.
Rasti është iniciuar si degradim i natyrës dhe ndotje.
“Fsh. Zhur 06.04.2023 – NN. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka qenë duke operuar ilegalisht me një ekskavator. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët përgjegjës të ministrive përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes.. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, është ndaluar puna dhe ekskavatori është rrethuar me shirit deri në një vendim tjetër”, njofton policia.