Duke iu rikthyer shqetësimeve për centralin bërthamor të Zaporizhzhias dhe ndërkohë që zyrtarët ukrainas dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së kanë paralajmëruar për kërcënimet nga ai, stafi ukrainas që po punon atje po jep alarmin!
Ata thonë se vendi është bërë “objektiv i sulmeve të vazhdueshme ushtarake” në dy javët e fundit.
“Ajo që po ndodh është e tmerrshme dhe përtej sensit të përbashkët dhe moralit”, shkroi stafi në një postim në Telegram (në gjuhën ukrainase).
Forcat ruse kapën vendin, centralin bërthamor më të madh në Evropë, në fillim të marsit, por mbajtën stafin e saj ukrainas si teknikë.
Tre nga katër linjat e furnizimit me energji elektrike që lidhin termocentralin me rrjetin kombëtar të Ukrainës tani janë dëmtuar nga granatimet dhe rregullatori bërthamor i Ukrainës ka paralajmëruar se një humbje e plotë e furnizimit me energji do të nënkuptojë se “karburanti bërthamor do të fillojë të shkrihet, që rezulton në çlirimin e substancave radioaktive në mjedis”.
Të enjten, qeveria ukrainase tha se anëtarët e Rosatom, korporata shtetërore bërthamore e Rusisë, ishin larguar “urgjentisht” nga objekti dhe paralajmëroi se Rusia mund të “përgatiste një provokim”.
Megjithatë, pavarësisht shqetësimeve, vendi thuhet se është shumë më i sigurt se uzina e Çernobilit – vendi i incidentit më të keq bërthamor në histori./UBTNews/