Punimi shkencor i profesorit të UBT-së, Nuredin Lutfiu, si dhe autorit, Arben Agushi, i titulluar: “Basic Court in Gjilan (Kosovo) reasoning of the verdict for criminal offenses of narcotics”, është publikuar në revistën: “Journal of Positive School Psychology”, revistë kjo e indeksuar në Scopus.
Ky hulumtim i autorëve në fjalë, shpërfaq një kontekstin legjislativ dhe ligjor brenda së cilit zhvillohet arsyetimi i aktgjykimeve, duke bërë kështu një analizë dhe vlerësim të vendimeve të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe degëve të saj.
Objekt i analizës dhe vlerësimit në këtë hulumtim janë 48 aktgjykime të gjyqtarëve të kësaj gjykate, për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotroke ose analoge.
Ky punim sjell një analizë dhe vlerësim të aktgjykimeve të bazuar në legjislacionin penal, vendas dhe ndërkombëtar, si dhe në raportet e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.