Punimi shkencor i profesorit të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, Hazir Çadraku, me titull: “Content of the Label Paper and the Variation of Physico-Chemical Parameters in Bottled Water in Kosovo”, është publikuar në revistën shkencore “Journal of Ecological Engineering”, e indeksuar nga Scopus.
Ky punim trajton përmbajtjen e letrës së etiketës dhe ndryshimin e parametrave fiziko-kimikë të ujit të ambalazhuar i cili nxirret, analizohet, përpunohet, mbushet, paketohet dhe shpërndahet në tregun e Republikës së Kosovës dhe më gjerë si produkt për konsum.
Në këtë studim janë përfshirë 20 marka të ujit të cilat gjenden në tregun e Republikës së Kosovës dhe janë të lëshuara për konsum publik si ujë i pijshëm. Këto ujëra nxirren, analizohen në raport me cilësinë e tyre, përpunohen, mbushen, paketohen dhe shpërndahen në tregun e Republikës së Kosovës.
Sipas punimit të profesorit Çadraku, del se cilësia e ujit për konsum njerëzor është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Kontrolli dhe monitorimi i cilësisë së ujit në Republikën e Kosovës kryhet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), ndërsa nga aspekti ligjor rregullohet me Udhëzimin Administrativ (QKR), që përcakton vlerën e parametrave për ujin e përdorur për konsum njerëzor.
Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorit të UBT-së, Hazir Çadraku: “Content of the Label Paper and the Variation of Physico-Chemical Parameters in Bottled Water in Kosovo”.