Punimi shkencor i profesorëve të UBT-së, Shejnaze Gagica, Ejona Icka, Hajrullah Fejza dhe Xhevat Uka nga Ministria e Shëndetësisë, me titull: “Factors Leading to Primary School Dropout in Community Families – the Case of Kosovo”, është publikuar në revistën shkencore “International Journal on Minority and Group Rights”, e indeksuar në platformën Web of Science dhe SCOPUS.
Sipas autorëve, qëllimi i këtij studimi ka qenë që të hulumtohen faktorët që kontribuojnë në braktisjen e shkollës fillore nga fëmijët në komunitetet e Kosovës, ku sipas rezultateve të marra nga ky punim del se ndër faktorët kryesor që ndikojnë në këtë braktisje janë: largësia nga shkolla në shtëpi, bullizmi nga nxënësit, pamundësia për t’u regjistruar dhe neglizhenca e prindërve.
Autorët në këtë hulumtim kanë theksuar se arsimi mbetet mjeti kryesor me të cilin njerëzit fuqizohen, teksa industria e arsimit ka pësuar shkallë të ulët të përfundimit për shkak të disa faktorëve të ekspozuar në studime të ndryshme.
Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorëve të UBT-së: “Factors Leading to Primary School Dropout in Community Families – the Case of Kosovo”.