UBT News

Punimi i profesorëve të UBT-së publikohet në revistën “Ecological Engineering & Environmental Technology”

Punimi shkencor i profesorëve të UBT-së; Sami Gashi, Cengiz Cesko dhe Hyrije Koraqi, me titull: “Determination of Surface Water Quality in the Lumbardh Stream, Prizren, Kosovo: COVID-19 Lockdown Effects on Stream Water Quality”, është publikuar në revistën “Ecological Engineering & Environmental Technology”, revistë kjo e indeksuar në Web of Science (WoS) dhe Scopus.

Ky studim paraqet ndikimin e COVID-19 mbi cilësinë e ujit dhe vetitë kimike të Përroit të Lumbardhit, i cili është një përrua shumë i rëndësishëm për qytetin e Prizrenit, Kosovë. Përroi i Lumbardhit, ku industrializimi është i lartë në Prizren dhe derdhen mbeturinat industriale, derdhet në lumin Drin i Bardhë, i cili është i rëndësishëm për peshkimin lumor dhe bujqësinë si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.

Në këtë studim, në të njëjtën kohë çdo muaj në vitin 2020 dhe 2021, janë mbledhur mostra të ujërave sipërfaqësore nga rajoni i Vlashnjes së përroit të Lumbardhit që ndodhet në kufijtë e krahinës së Prizrenit. Koordinatat e pikës së kampionimit u regjistruan si gjerësi gjeografike 42°12`10“N, gjatësi 20°38`11“E.

Rezultatet e punimit shkencor të profesorëve të UBT-së treguan përmirësim cilësor të ujit gjatë periudhës së mbylljes, apo karantinimit, si dhe konfirmon se rikuperimi i konsiderueshëm i ekosistemeve ujore të degraduara është i mundur duke kufizuar aktivitetet njerëzore.

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorëve të UBT-së: “Determination of Surface Water Quality in the Lumbardh Stream, Prizren, Kosovo: COVID-19 Lockdown Effects on Stream Water Quality”.

Exit mobile version