UBT News

Punimi i profesoreshës së UBT-së, Emine Daci – Zejnullahu, botohet në publikimin “Green Agenda for the Western Balkans” të Aspen Institute Germany

Punimi i profesoreshës së UBT-së, Emine Daci – Zejnullahu me titull: “Sustainable Agriculture and Food Security” është botuar në publikimin “Green Agenda for the Western Balkans” të Aspen Institute Germany.

Në artikullin “Sustainable Agriculture and Food Security”, profesoresha Emine Daci – Zejnullahi, hedh një vështrim nga afër të gjendjes së bujqësisë dhe sigurisë ushqimore në Kosovë, ku sektori i bujqësisë luan një rol të madh në punësim dhe GDP.

Sipas artikullit disa nga çështjet me të cilat përballet sektori përfshijnë financimin e dobët për shkak të normave të larta të interesit, fragmentimit të fermave, mungesës së infrastrukturës dhe aksesit të dobët në treg.

Në analizën e saj, Zejnullahi ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të rekomandimeve të politikave të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen në, mbështetjen për fermerët e vegjël dhe parandalimin e fragmentimit të mëtejshëm, bashkëpunimin ndërmjet industrive ushqimore dhe qeverisë, rritjen e tregjeve të brendshme të hapura dhe të lidhura mirë, dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë: “Sustainable Agriculture and Food Security”.

Exit mobile version