Në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit Juridik në UBT, u mbajt një punëtori me temën “Drejtësia për të Mitur në Praktikë”, ku studentët patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike përmes diskutimit të rasteve konkrete dhe simulimeve profesionale.
Punëtoria u pasurua me pjesëmarrjen e dy mysafirëve të veçantë nga institucionet kyçe të sistemit të drejtësisë për të mitur në Kosovë:
- Ismail Dibrani, Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës
- Arsim Tahiri, Drejtor i Shërbimit Sprovues të Kosovës
Të ftuarit ndanë përvojat e tyre profesionale dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin. Ata vlerësuan lartë këtë iniciativë të Fakultetit Juridik, duke kontribuar me diskutime dhe këshilla konkrete që ndihmuan studentët të thellojnë njohuritë e tyre praktike në këtë fushë të specializuar të së drejtës.