Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se sot është marrë vendim që punëtorët teknikë të pesë shkollave në kryeqytet nga nesër nuk do të kryejnë shërbimet e tyre. Kjo sipas Azemit, është për shkak të mospagesës së pagave për muajin shkurt.
Siç është bërë e ditur, punëtorët teknikë nuk do të kryejnë shërbimet në shkollat: Shkolla e Muzikës, Bujqësisë, Model, Ekonomia, Gjimnazi Matematikor.
“Shkas është mospagesa e pagave për muajin shkurt, pasi që nga drejtoria e arsimit na është thënë se kanë probleme të brendshme lidhur me pagën e muajin shkurt, e që ky avaz mund të zgjatë edhe më shumë. Në rast të infektimit të ndonjë nxënësi dihet kush është fajtori, ne nuk kryejmë shërbime pa na i ber pagesat tona, nuk jemi të pasur për të punuar për ata që marrin paga të majme, dhe nuk kryejnë detyrat e tyre ligjore”, është bërë e ditur në njoftim.